Strategjia për investim

Strategjia për investim është dokumenti bazë i cili e përcakton politikën e investimit të mjeteve në Fondin e hapur të obligueshëm pensional me të cilën udhëheq Shoqëria e pensioneve Sava a.d. Shkup.
Misioni i kompanisë në aspekt të menaxhimit me mjetet është e drejtuar  në arritjen e një  rendimentit  të përshtatshëm afatgjatë të mjeteve të fondit duke marrë parasysh para së gjithash rolin thelbësor të sigurimit pensional me financim kapital, shkallën e rritjes së kostos së jetesës dhe parametrave të tjera themelore të sistemit  të sigurimit të pensioneve.
Për të arritur misionin në afat të gjatë, Shoqëria përcakton shkallën nominale të rendimentit të planifikuar vjetor  prej 5%. Duke pasur parasysh projektimin aktuarial për inflacionin vjetor në horizontin kohor të përcaktuar prej 1.86% (vlerësimi i indeksit të harxhimeve jetësore IÇK - icpi nga muaji korrik 2016),  shkalla e planifikuar vjetore e rendimenti real është 3.08%. Rendimenti i planifikuar nominal dhe real janë të bazuar në supozime dhe pritje të caktuara vlefshmëria e të cilëve rivlerësohet çdo vit, dhe ajo mund të ndryshojë për të realizuar misionin në afat të gjatë.