Njoftime

15.2.2019

“Dita e Ndërgjegjësimit për Pensionet – 15 shtatori ”

Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale të financuara me kapital (MAPAS) dhe dy shoqëritë e pensioneve, Shoqëria e pensioneve Sava sh.a. Shkup dhe KB Prvo Penzisko drustvo sh.a. Shkup  organizojnë një ngjarje informative me rastin e "Ditës për Ndërgjegjësimit për pensionet - 15 shtator".


Ngjarja informative do të mbahet më 14 shtator (e premte), duke filluar nga ora 10:00 në Sheshin  Maqedonia. Qëllimi i ngjarjes është të informojë publikun e gjerë mbi sigurimin pensional të financuar me kapital si një temë e rëndësishme sociale dhe financiare për çdo qytetar dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin e pensioneve për të drejtat që rrjedhin nga anëtarësimi në shtyllën e dytë dhe të tretë.


Veprimtaria do të shënohet në disa qytete të Maqedonisë në hapësirat e bashkëpunëtorëve afaristë të kompanive të pensioneve:
- Degët e NLB Bank SHA Shkup, bashkëpunëtor afarist i shoqërisë së pensioneve Sava ad. Shkup
- Degët e Komercijalna Banka AD Skopje, bashkëpunëtore afariste e KB Prvo Penzisko drustvo AD Skopje.

Ideja e organizimit të një ngjarjeje të tillë dhe shënimi i " Ditës për Ndërgjegjësimit për pensionet - 15 Shtatori" doli nga nevoja për të rritur ndërgjegjësimin për pensione të publikut. Qytetarët duhet të informohen se në jetën e tyre ne fitojmë para dhe shpenzojmë, por nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme përmirësimit të kursimeve për ditët tona të daljes në pension. Është e rëndësishme të theksojmë se në kursimin për pension, sa më shpejt të fillojmë të kursejmë, do të kemi mundësinë për kursime më të mëdha për moshën e vjetër. Prandaj ne sistemin e pensioneve maqedonase për pensionin tonë kursejmë që nga paga e parë. Duke e plotësuar këtë kursim  gjatë kohës edhe me shtyllën e dytë  dhe të tretë, ne do të sigurojmë përfitime solide  për pension dhe për një pleqëri më të qetë.


Çdo qytetar i interesuar mund të kontaktojë MAPAS-in dhe kompanitë e pensioneve çdo ditë pune për të marrë informacion mbi atë se cili fond pensionesh është anëtar ose për të bërë pyetje në lidhje me të drejtat e tij që rrjedhin nga anëtarësimi në shtyllat e dyta dhe të treta.
Mbikëqyrësi i sigurimit të pensioneve me financim kapital  është Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale të financuara me kapital (MAPAS) www.mapas.mk (02) 3224 229