Njoftime

15.2.2019

NLB Fondi i Ri i Pensionit Shkup me emrin e ri Shoqata e pensioneve Sava sh.a Shkup do të vazhdojë të sigurojë kursime të besueshme për pensionet për anëtarët e saj

NLB Fondi i Ri i Pensionit Shkup përfundoi procesin e ri-regjistrimit dhe do të vazhdojë të funksionojë nën emrin Shoqata e Pensioneve Sava sh.a. Shkup. Kompania do të vazhdojë të menaxhojë fondet pensionale, dhe atë fondin e detyrueshëm, pensional me emrin e ri Fondi pensional Sava dhe fondin pensional vullnetar, Sava Pension Plus.

Së bashku me emrin e ri, Shoqata e Pensioneve Sava sh.a. Shkup, kompania do të marrë një karakter krejtësisht të ri vizual në procesin e ribrendimit. Kompania do të vazhdojë të veprojë dhe punojë në të njëjtën mënyrë si më parë, duke synuar kursime të besueshme pensionale për të anëtarët e tyre, nëpërmjet ushtrimit të kthimit të përshtatshëm afatgjatë të investimit të mjeteve të fondeve. Partneriteti dhe vazhdimësia në arsim dhe komunikim me anëtarët tanë do të mbetet përparësia jonë kryesore.

Ndryshimet në emër dhe në riemërtimin e NLB Fondi i Ri i Pensionit vjen pasi që kompania sllovene Sava Re dd., Ljubljana në mars të këtij viti, u bë pronar i 100% të aksioneve të kompanisë së pensioneve. Procesi i blerjes së Kompanisë është kryer përmes një procedure të përcaktuar ligjërisht, të kontrolluar nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale të Financuara me Kapital (MAPAS). Slloven Group Sava Re dd Ljubljana, grup i fuqishëm dhe i qëndrueshëm me një reputacion të shquar ndërkombëtar, e cila për 40 vite  është pjesë s industrisë së sigurimit dhe risigurimit dhe ka pasur rezultate të shkëlqyeshme, i ka përmbushur kriteret e rrepta të përcaktuara nga legjislacioni dhe është bërë një aksionar i kompanisë. Grupi Sava Re aktualisht ka shtatë kompani sigurimi dhe dy kompani pensionesh, duke e bërë atë një nga grupimet më të mëdha në sektorin e sigurimeve në Evropën Juglindore.

Menaxhmenti i kompanisë, duke vlerësuar gjendjen financiare dhe nivelin e proceseve të themeluara dhe përvojën e akumuluar, paralajmëron pozicionimin e shpejtë dhe të suksesshëm të brendit të ri në treg, Shoqata e Pensioneve Sava sh.a. Shkup dhe sigurimin e vazhdimësinë dhe stabilitetit, i cili është interesi kryesor për anëtarët e tanishëm dhe të ardhshëm të fondeve pensionale dhe pronarëve të rinj të kompanisë.

Dhe me këtë rast, ne theksojmë faktin se fondet e pensioneve, të cilat do të vazhdojnë të menaxhohen nga kompania e pensioneve Sava ad. Shkup, ishin dhe mbeten në pronësi të anëtarëve të tyre dhe pasuritë e tyre janë plotësisht të ndara nga prona e kompanisë.
Ne jemi të bindur se me hyrjen e Grupit Sava Re dhe sinergjis së lartë  mes veprimtarisë së sigurimit dhe  sigurimit pensional hapen mundësi dhe perspektiva të reja për zhvillimin e që është në interes të fondeve pensionale.
Njëri nga qëllimet tona primare në periudhën e ardhshme do të jetë krijimi i kushteve për zgjerimin e rrjetit të shitjeve, nëpërmjet agjentëve të licencuar në rrjetin e Sigurimeve Sava sh.a. Shkup së bashku me rrjetin ekzistues të shitjes, e cila vazhdon të veprojë nëpërmjet zyrave të degëve të NLB Banka sh.a Shkup, për të siguruar dhe përmirësuar më tej cilësinë e shërbimit dhe disponueshmërinë për anëtarët aktualë dhe potencialë.
Shoqata e pensioneve Sava sh.a Shkup

Mbikëqyrësi i sigurimit pensional me financim kapital është Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve Pensionale me financim kapital  (MAPAS) www mapas.mk (02) 3224 229,