Njoftime
15.2.2019
“Kontratë për bashkëpunim biznesi e lidhur në mes të Shoqërisë për pensione “Sava" sh.a. Shkup dhe Sigurimit “Sava” sh.a. Shkup "
Shoqëria për pensione “Sava" sh.a. Shkup dhe Sigurimi “Sava” sh.a. Shkup, anëtarë të Grupacionit “Sava Re”, lidhën Kontratë për bashkëpunim biznesi, me çka fillojnë aktivitetet për kryerjen e marketingut të fondeve pensionale në 3 pika të shitjes të Sigurimit “Sava” sh.a. Shkup.Kjo kontratë do t'u mundësojë anëtarëve dhe të gjithë qytetarëve të interesuar që të informohen dhe të marrin shërbim të plotë për sigurimin pensional përmes pikave të shitjes të Sigurimit “Sava” sh.a. Shkup. Të dy kompanitë, në periudhën e ardhshme do të punojnë për ta rritur numrin e pikave të shitjes të Sigurimit “Sava” sh.a. Shkup, përmes të cilave do të kryhen aktivitetet e marketingut për Shoqërinë për pensione “Sava" sh.a. Shkup.
Më shumë informata në lidhje me pikat e shitjes së Sigurimit “Sava” sh.a. Shkup, të cilat në të njëjtën kohë janë edhe pika të shitjes për Shoqërinë për pensione “Sava" sh.a. Shkup, mund të gjeni në këtë link: https://www.sava-penzisko.mk/mk-mk/map/
Anëtarët dhe qytetarët e interesuar do të mund t‘i marrin këto shërbime:
- Lidhje të Kontratës për anëtarësim dhe të Kontratës për kalim në Fondin për pensione “Sava” dhe “Sava Pension Plus”,
- Përditësim i të dhënave personale si anëtar i fondit pensional,
- Zgjedhja të mënyrës së dorëzimit të njoftimeve vjetore,
- Lidhje të kontratës për pagesë të pensionit ose kompensimit pensional nga Fondin për pensione “Sava” dhe “Sava Pension Plus”,
- Dorëzimi i Kërkesës për pagesë të trashëgimisë nga Fondin për pensione “Sava” dhe “Sava Pension Plus” etj.
Me lidhjen e kësaj Kontrate, Shoqëria për pensione “Sava" sh.a. Shkup e rrit numrin e pikave të shitjes, duke bërë një hap tjetër për të lehtësuar qasjen në shërbimet dhe produktet e sigurimit pensional si për anëtarët tanë, ashtu edhe për qytetarët e tjerë të interesuar.
Me respekt,
Shoqëria për pensione “Sava" sh.a. Shkup.
Mbikëqyrësi i sigurimit pensional me financim kapital është Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimit pensional me financim kapital (MAPAS) www.mapas.mk (02) 3224 229