Njoftime

15.2.2019

Informacion për shpërndarjen e vonuar të anëtarëve në shtyllën e dytë të pensioneve

Të nderuar,

Në lidhje me njoftimin për shpërndarjen e vonuar të 12.000 anëtarëve në fondin e obligueshëm pensional me financim kapital  (shtylla e dytë) të kompanisë Shoqëria e pensioneve Sava sh.a. Shkup mund të informojë për sa më poshtë:

Në bazë të dispozitave ligjore të cilat kanë qenë të vlefshme deri më 31.12.2018, çdo person që është  punësuar për herë të parë pas dates 1.1.2003, me shpërndarje është bërë anëtar i detyrueshëm i shtyllës së dytë pensionale. Këta individë kishin një periudhë prej 3 muajsh për të zgjedhur një fond pensional në të cilin do të anëtarësohen, përndryshe bëhen anëtarë të përhershëm fondit të obligueshëm në të cilën i shpërndatne FSPI, menjëherë pas punësimit të parë.

Procesi i alokimit është përcaktuar me ligj, me detyrimet që i ka FSPI ndër të tjera: shpërndarjen e përkohshme të kontribuesve në fondin e pensioneve, transferimin e kontributeve të anëtarëve të fondeve pensionale në llogaritë e fondeve të përzgjedhura pensioneve tek ruajtësi i pronës,  dërgimin e të dhënave përmes Agjencisë MAPAS  në shoqëritë apo kompanitë për menaxhimin me fondet e obligueshme dhe vullnetare dhe mbajtjen e shënimeve të plota dhe të sakta të llogarive individuale të anëtarëve të cilët e tregojnë statusin e kontributeve të anëtarëve për secilin fondin pensional, etj.

Shoqëritë për menaxhimin e fondeve të pensioneve bëjnë vetëm pranimin e të dhënave të anëtarëver të shpërndarë dhe ata nuk kanë të dhënat e punonjësve të rinj që duhet të shpërndahen. Shoqëritë e pensioneve marrin informacion për anëtarët e shpërnadarë  nga Fondit SPI sipas Ligjit që e përcakton qartë mënyrën e ndarjes së tyre.

Në bazë të informacionit të paraqitur nga MPPS 12.000 të siguruar për herë të parë do të shpëndahen në fondet e obligueshme pensionale  dhe për ata do të ekzekutohet pagesa e kontributeve të mbetura. Këta persona paraprakisht kanë qenë të siguruar vetëm në Fondin e Sigurimeve Pensile dhe Invalidore të Republikës së Maqedonisë.

Me ndryshimet e fundit në Ligjin për sigurim të obligueshëm pensional me financim kapital  është futur një detyrim që FSPI  në rast të  transferimit të vonuar të mjeteve dhe shpërndarjen e vonuar të anëtarëve, përveç kontributeve të paguara, do të bëjë pagesën dhe kompensimin për shpërndarjen e vonuar, që do të thotë se këto 12.000 anëtarë pavarësisht pagesës së kontributeve pensionale, do të marrin kompensim për shpërndarjen e vonuar adekuat  për rendimentet e humbura nga investimet.
Me respekt,
Shoqëria e pensioneve Sava sh.a. Shkup

Mbikëqyrësi i sigurimit të obligueshëm  pensional me financim kapital  është Agjencia për Mbikëqyrje të sigurimeve pensionale me financim kapital (MAPAS) www.mapas.mk TEL. 02 3224 229