Njoftime
14.3.2019
Informata të përgjithshme për Programin SAVA PLAN
Me qëllim që të gjithë anëtarët dhe anëtarët e pensionuar të Fondit të hapur të obligueshëm pensional Sava fondi pensional dhe/ose Fondi i hapur vullnetar pensional Sava pensioni plus të jenë një hap më afër informatave që lidhen me kursimin e tyre pensional, Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup prezantoi Programin SAVA PLAN.Programi SAVA PLAN u mundëson të gjithë anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar të Fondit të hapur të obligueshëm pensional Sava fondi pensional dhe/ose Fondi i hapur vullnetar pensional Sava pensioni plus me të cilat menaxhon Shiqëria pensionale Sava SHA Shkup:’
- Të jenë lehtësisht të njohur për të punësuarit në pikën e shitjes – ekspozitura e Bashkëpunëtorëve afarist të Shoqërisë dhe drejtpërdrejtë të udhëzohen te një agjent i licensuar;
- Ta kenë në dispozicion, në çdo çast, emrin shfrytëzues për qasje në informata të cilat i ofron faqja e internetit në pjesën Llogaria personale;
- Të përfitojnë këshilla financiare në aspekt të kursimit pensional, nga agjentë të licensuar;
- T’i përcjellin në mënyrë aktive informatat e rëndësishme në lidhje me të drejtat që i sigurojnë nga anëtarësimi në fond të obligueshëm ose vullnetar pensional;
- Të jenë në hap me të gjitha të dhënat e rëndësishme në lidhje me rregulloren e sigurimit pensional të finansuar kapital dhe trajtimit tatimor;
- TË fitojnë ndihmë dhe këshilla se si ta përgatitin planin e tyre për pensionim dhe informata të tjera që lidhen me kursimin pensional dhe sistemin pensional.
Të gjithë anëtarët e tanishëm të Sava fondit pensional dhe Sava pensionit plus do të përfitojnë kartelë të SAVA PLAN-it të përkohshëm, në formë letre, së bashku me Raportin vjetor të kursimit pensional, për vitin 2018. Anëtarët që pranojnë Raporte vjetore në adresë elektronike, të njëjtën do ta marrin si shtojcë të raportit elektronik.
Anëtarët dhe anëtarët e pensionuar që dëshirojnë të hyjnë në Programin SAVA PLAN dhe të marrin kartelë të përhershme personale të plastifikuar të SAVA PLAN-it, duhet t’i ndjekin hapat e mëposhtëm:
- Të vijnë në selinë e Shoqërisë pensionale Sava SHA Shkup në Rr “Nënë Tereza”, Nr: 1 në Shkup, ose të vijnë në ekspoziturat e bashkëpunëtorëve afarist, NLB Banka SHA Shkup ose Sigurimet Sava SHA Shkup që janë të paraqitura si pika shitjeje të Shoqërisë pensionale Sava SHA Shkup. Lista e ekspoziturave të bashkëpunëtorëve afarist është publikuar në faqen e internetit të Shoqërisë: www.sava-penzisko.mk
- Ta tregojnë kartën e letrës, ,
- T’i përditësojnë të dhënat e tyre personale, nëse është e nevojshme,
- Të dorëzojnë Kërkesë me shkrim për kartelë të personalizuar për SAVA PLAN (formular) në selinë e Shoqërisë pensionale Sava SHA Shkup në Rr “Nënë Tereza”, Nr: 1 në Shkup dhe në ekspoziturat e bashkëpunëtorëve afarist, NLB Banka SHA Shkup ose Sigurimet Sava SHA Shkup.
Kartela e personalizuar SAVA PLAN përmban emrin dhe mbiemrin, emrin shfrytëzues për qasje në Llogarinë personale dhe bar kodin për identifikim të anëtarit, respektivisht anëtarir të pensionuar.
Rregullat e përgjithshme të Programit SAVA PLAN janë të qasshme në faqen e internetit të Shoqërisë pensionale Sava SHA Shkup:
Rregullat e përgjithshme të SAVA PLAN
Mbikëqyrës i sigurimit pensional financiar kapital është Agjencia për mbikëqyrje të sigurimeve pensionale me financim kapital (MAPAS) www.mapas.mk 02 3224 229.
Me respekt,
Shoqëria pensionale Sava SHA Shkup