Njoftime
04.5.2021
Ulja e tarifës nga kontributet e paguara dhe tarifës mujore nga fondet neto në Fondin e hapur vullnetar të pensionit të Sava pension plus
Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të përmbushur misionin tonë për të siguruar siguri financiare dhe një të ardhme të qëndrueshme për anëtarët tanë, nëpunësit tanë, partnerët tanë dhe pronarët tanë, Sava kompani pensionale Sh.A. Shkup uli tarifën nga kontributet e paguara dhe tarifën mujore nga totali i amjeteve neto të fondit të pensionit që mbledh me Fondin e hapur vullnetar të pensionit Sava Pension plus.
Nga 01.05.2021 shuma e tarifës nga kontributet e paguara për anëtarët me llogari individuale në Fondin e hapur vullnetar të pensionit Sava Pension plus do të jetë 2.5%*, në vend të 2.9%** aktual, dhe shuma e tarifës mujore të ngarkuar nga vlera e aseteve totale neto të Sava pension plus do të jetë 0,075%*, në vend të 0,10%** të mëparshëm.
Për anëtarët me llogari profesionale pensioni, pagesa maksimale nga kontributet e paguara do të jetë 2.5%*, në vend të 3.8%** aktual, dhe shuma e tarifës mujore të ngarkuar nga vlera e aseteve totale neto të Sava pension plus do të jetë 0,075%*, në vend të 0,10%** aktual.
Tarifa e transferimit ** nga një fond i pensionit vullnetar në një tjetër
Numri i ditëve të anëtarësisë ≤360 |
10 Euro në kundërvlerë me denarë |
Numri i ditëve të anëtarësisë > 360 |
nuk ngarkohet asnjë tarifë transferimi |
Për periudhën 01.01.2021 deri më 31.03.2021 shuma e komisioneve të transaksioneve/aseteve neto të fondit është 0.003% (shuma totale e tarifave të transaksionit është 40,390.56 denarë).
Nuk ka ulje të tarifave të anëtarësisë së përhershme.
Kthimi në llogarinë tuaj individuale dhe/ose profesionale vullnetare është i ndryshueshëm dhe varet nga kthimi në fondin Tuaj vullnetar të pensionit dhe nga tarifat e ngarkuara nga kompania Juaj e cila menaxhon fondin vullnetar të pensionit.
Shuma e tarifës nga kontributet e paguara dhe shuma e tarifës mujore nga vlera e aseteve totale neto është një kategori e ndryshueshme. Kompensimi që është në fuqi i përcaktuar nga Kompania, i cili është brenda shumës maksimale të përfitimeve të përshkruara nga Ligji për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional.
Mbikëqyrësi i sigurimit të financimit kapital pensional është Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional (MAPAS) (02) 3224 229, www.mapas.mk
Me respekt,
Shoqëria për pensione Sava Sh.A. Shkup
Burim;
* Shoqëria për pensione Sava Sh.A. Shkup
** Agjencia për mbikëqyrje të financimit kapital të sigurimit pensional www.mapas.mk