Njoftime
17.6.2024
Shpallje për anëtarët me stazh të beneficuar
Shoqëria e pensioneve Sava sh.a. Shkup e njofton opinionin se në pajtim me ligjin, anëtarët e fondeve të detyrueshme pensionale të cilët kanë kryer stazhin me të ciën zvogëlohet mosha e pensionimit për së paku një vit, në pajtim me nenin 118 paragrafi (3) të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, duke filluar nga data 17 qershor 2024 kanë të drejtë të zgjedhin nëse do të vazhdojnë anëtarësimin në ndonjë fond pensional të detyrueshëm, më së voni deri më 17 shtator 2024.
Zgjedhja bëhet me deklaratë me shkrim për vazhdimin e anëtarësimit, dhe nëse anëtarët nuk paraqesin deklaratë deri më 17 shtator 2024, anëtarësimi i tyre në fondin e detyrueshëm pensional pushon. Pas përfundimit të anëtarësimit në fondin e detyrueshëm pensional, shoqëria pensionale e transferon shumën e përgjithshme të mjeteve nga llogaritë individuale të këtyre anëtarëve në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut (Fondi i FSPIMV).
Anëtarët që nuk japin deklaratë për vazhdimin e anëtarësimit mbesin të siguruar vetëm në sigurimin pensional aktualisht të financuar bazuar në solidaritetin e gjeneratës (Fondi i FSPIMV).
Njëkohësisht ju njoftojmë se personat të cilët në vitet e kaluara kanë dorëzuar Deklaratë për vazhdimin e anëtarësimit, anëtarësimi i tyre është vazhduar dhe nuk ka nevojë të dorëzojnë sërish të njëjtën Deklaratë.
Më shumë informacion rreth vjetërsisë së përfituar dhe Deklaratës për vazhdimin e anëtarësimit në një fond pensioni të detyrueshëm në lidhjet e mëposhtme:
https://mapas.mk/benificiran-staz/
https://mapas.mk/wp-content/uploads/2021/06/izjava-za-prodolzhuvane-na-chlenstvo-za-licza-so-ben.-stazh.docx